Këndi Digjital

Këndi Digjital është një hapësirë onlinë e dedikuar për profesionsitët e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e krijuar nga Departamenti i Punës dhe Politikë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e zyrës së Unicef Shqipëri

SESIONET

NJOFTIME

Pyetjet më të shpeshta

  1. Puna sociale në nivelin mikro të praktikës (puna me individin)
  2. Puna sociale në nivelin mezo të praktikës (shërbimet e integruara, puna me familjen, grupin, komunitetin, etj.)
  3. Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.
  • Informacion teorik dhe praktik mbi tematika dhe fusha të ndryshme profesionale të mbrojtjes sociale dhe në fushën e praktikës së punës sociale në të treja nivelet (mikro-mezo-makro).
  • Mundësi komunikimi dhe ndërveprimi mes profesionistëve nëpërmjet sesioneve tematike periodike me profesionistët dhe një forumi online i cili do të mundësojë diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave sipas tematikave të përcaktuara.
  • Mundësi vetëvlerësimi për profesionistët mbi çështjet dhe tematikat që do trajtohen gjatë sesioneve tematike periodike.

Ju mund të regjistroheni në çdo trajnim që dëshironi të merrni pjesë. Platforma digjitale.sociale.al mundëson për çdo aktivitet, moderim apo trajnim opsionin e regjistrimit. 

Për tu regjistruar Ju duhet të ndiqni:

1. Zgjidhni opsionin regjistrohu (Register) në faqen kryesore 

2. Plotësoni fushat e kërkuara saktë, kini parasysh se adresa juaj e email-it do të shërbejë si komunikues virtual në të gjitha sesionet.

3. Me regjistrimin në platformë Ju mund të bëheni pjesë e çdo aktiviteti të mbajtur duke zgjedhur vetë çdo sesion të hapur.

4. Duke u regjistruar, Ju dakordësoni pjesmarrjen tuaj në platformë.

Sesionet janë të hapura për studentët e nivelit master në fushën e Punës Sociale.

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.