Enrolled: 11 students
Duration: 120
Lectures: 2
Video: 120
Level: Beginner

Arkiva

Orari i punës

Monday 8:30 am - 16.00 pm
Tuesday 8:30 am - 16.00 pm
Wednesday 8:30 am -16.00 pm
Thursday 8:30 am -16.00 pm
Friday 8:30 am -16.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Puna ndërdisiplinore me raste dhe pozitat e punonjësit social në ekipit

 

Dr. Miranda Spahiu

Online: 22 dhjetor 2023, ora 12.00 – 14.00

 

Punonjësit socialë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mjedise të ndryshme si shkolla, qëndra shëndetësore, spitale, klinika të  shëndetit mendor, gjykata për të mitur, institucionet e vuajtjes së dënimit, në rajonet e policisë etj., por edhe si profesionistë të lirë. Këto fusha të praktikës kërkojnë bashkëpunim ndërmjet punonjësve socialë dhe profesionistëve të tjerë që dominojnë në këto institucione dhe për një bashkëpunim efektiv është thelbësore të dihet se çfarë përbën dhe e ndikon këtë bashkëpunim.

Tendencat në problemet sociale dhe praktika profesionale e bëjnë praktikisht të pamundur shërbimin efektiv ndaj klientëve pa bashkëpunuar me profesionistë nga disiplina të ndryshme. Mësuesit janë më pak të aftë për të edukuar nxënësit kur një numër më i madh i tyre vijnë në shkollë nga mjedise të varfëra, të keqtrajtuar dhe me probleme familjare. Mjekët dhe infermierët janë më pak të aftë për të përmbushur kërkesat e kujdesit të menaxhuar pa ndihmën e punonjësve socialë, terapistëve dhe profesionistëve të tjerë, për të mbështetur pacientët në mjedisin shëndetësor. Këto probleme komplikohen më pas nga kufizimet e disa disiplinave, kuptimi i kufizuar i roleve dhe ekspertizës së profesionistëve të tjerë, rritja e kërkesave për llogaridhënie dhe dokumentacion, si dhe diagnoza komplekse dhe metoda trajtimi .

Punonjësit socialë shpesh kanë  pozicione kyçe në ekipet ndërdisiplinore duke u bazuar në një perspektivë sociale që kërkon të marrë parasysh se si aspekte të ndryshme të jetës së një personi punojnë së bashku për t’i ndihmuar ata të përmirësojnë ose t’i mposhtin ato. Shërbimet që ata ofrojnë, shpesh kanë të bëjnë me zhvillimin e rrjeteve brenda të cilave njerëzit jetojnë dhe përpiqen të shmangin fokusin individual që mund të merret nga profesione të tjera. Qënia pjesë në ekipet  ndërdisiplinore kërkon të mbahen parasysh disa elementë si  ndërvartësia, aftësia për të kryer aktivitete profesionale të krijuara rishtazi dhe të marrësh detyra e përgjegjësi të reja, fleksibilitet, pronësinë kolektive të qëllimeve si dhe reflektim ndaj proceseve.

Ndërvartësia në vetvete i referohet shfaqjes dhe mbështetjes  së ndërveprimit midis profesionistëve, ku secili është varur nga tjetri për të përmbushur qëllimet dhe detyrat. Për të funksionuar në mënyrë të ndërvarur, profesionistët duhet të kenë një kuptim të qartë të dallimit midis roleve të tyre dhe profesionistëve bashkëpunues dhe t’i përdorin ato në mënyrë të përshtashme.

Dy modele të identifikuara për punën ndërdisiplinore kanë qasje të kundërta. Puna në ekip ndërdisiplinor e koordinuar karakterizohet nga rolet e veçanta profesionale, udhëheqje e caktuar e ekipit, vendimmarrje jokonsensuale dhe pak theks në procesin e grupit ndërkohë që puna në ekipin ndërdisiplinor integruese i ngjan më shumë bashkëpunimit dhe karakterizohet nga besimi se aftësitë e anëtarëve të grupit për të kryer punët e tyre varen nga njëri-tjetri.

Bashkëpunimi ndërdisiplinor ku kolegët punojnë së bashku dhe maksimizojnë ekspertizën që secili mund të ofrojë është e rëndësishme. Gjithsesi, çështjet e bashkëpunimit ndërdisiplinor të paraqitur në këtë sesion sqarojnë komponentët e kësaj aftësie të punës sociale, e cila tashmë është një domosdoshmëri për praktikën profesionale.

 

Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?

  • Studentë dhe profesionistë të punës sociale
  • Profesionistë të shërbimeve sociale
  • Punonjës së sektorit jo-qeveritar
  • Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për çështjet sociale.

Qëllimi dhe objektivat e sesionit online

Qëllimi i këtij sesioni onlinë është të rrisë  aftësitë dhe kapacitet e punonjësve socialë të cilët punojnë  në ofrimin e shërbimeve me  ekipe ndërdisiplinore.

Në mënyrë më specifike, ky sesion synon të:

  • prezantojë konceptin e “ekipit ndërdisiplinor” në praktikën e punës sociale.
  • zhvillojë me pjesëmarrësit parimet e punës sociale në ekipet ndërdisiplinore.
  • eksplorojë rolin, pozitat dhe rëndësinë e punonjësit social në ekipet ndërdisiplinore.

 

Rezultatet e të nxënit

Në fund të këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mësuar:

  • të shpjegojnë përqasjen kryesore teorike për punën ndërdisiplinore në praktikën e punës sociale.
  • të shpjegojë rëndësinë e trajtimit të rasteve dhe pozitat e punës sociale në ekipet ndërdisiplinore
  • të demonstrojnë aftësitë për të punuar dhe trajtuar rastet në ekipet ndërdisiplinore
  • të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe mundësive të punës së punonjësve socialë në si pjesë e ekipve ndërdisiplinare

 

Metodologjia e sesionit:

 

  • Për arritjen e objektivave të lartpërmendura, në këtë sesion do të kombinohen leksionet e shkurtra dhe punët/ushtrimet në grupe.

 

Programi

12.00 – 12.15 Hyrje

–         Mirëseardhja!

–         Prezantim i qëllimit dhe strukturës së sesionit.

 

Grupi i madh

12.15 – 12.50 Leksion

–         Tendencat në praktikat e punës sociale në lidhje me punën ndërdisiplinore

–         Komponentët e një bashkëpunimi ndërdisiplinore efektiv

–         Ndikimet në punën ndërdisiplinore

–         Pozitat dhe roli i punonjësit social si pjesë e ekipit

 

Grupi i madh

12.50 – 13.10 Punë në grupe

–         Grupi A – puna sociale me fëmijët dhe të rinjtë në mjedisit arsimore

–         Grupi B – puna sociale me të rinjtë në konflikt me ligjin

–         Grupi C – puna sociale me të sëmurët kronikë në mjedisin shëndetësor

 

Grupet e vogla

13.10 – 13.45 Ndarje dhe diskutim i punëve në grupet e vogla

–         Roli i punonjësit social në secilin rast

–         Sfidat & strategjitë

 

Grupi i madh

13.45 – 14.00 Pyetje – përgjigje

Përmbledhje

 

Grupi i madh

1
Online: PUNA NDËRDISIPLINORE ME RASTET DHE POZITA E PUNONJËSIT SOCIAL SI PJESË E EKIPIT
120
2
Pyetje për diskutim në plaformë: Puna ndërdisiplinore me raste dhe pozitat e punonjësit social në ekipit
120

Pyetje për diskutim!

3
Quiz: PUNA NDËRDISIPLINORE ME RASTET DHE POZITA E PUNONJËSIT SOCIAL SI PJESË E EKIPIT
3 questions

PUNA NDËRDISIPLINORE ME RASTET DHE POZITA E PUNONJËSIT SOCIAL SI PJESË E EKIPIT

Pyetje për vetëvlerësim: Kliko përgjigjen që është më afër asaj që mendon edhe ti!


Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.