Enrolled: 102 students
Duration: 2
Level: Beginner

Arkiva

Orari i punës

Monday 8:30 am - 16.00 pm
Tuesday 8:30 am - 16.00 pm
Wednesday 8:30 am -16.00 pm
Thursday 8:30 am -16.00 pm
Friday 8:30 am -16.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

“Bullizmi në shkollat shqiptare dhe nevoja për të parandaluar dhe luftuar atë.

Prof.Dr. Edmond Dragoti 

Online: 22 Shkurt 2024, ora 12-14.00

Sjelljet agresive dhe dhuna ndaj fëmijëve janë një problem serioz që rrezikon zhvillimin, mirëqenien e fëmijëve, cenojnë të drejtat themelore, dinjitetin dhe mund të rrezikojnë jetën e tyre. Siguria e të gjithë pjesëtarëve në ambientin shkollor dhe mungesa e sjelljeve agresive është një kusht thelbësor për promovimin e një shkolle efektive që rrit mirëqenien akademike, emocionale dhe sociale të nxënësve të saj. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve thekson rëndësinë e mbrojtjes së cilësisë së jetës së fëmijës dhe të drejtën e tyre për tu edukuar në një mjedis të sigurt, pa dhunë, ngacmime dhe neglizhim.

Më shumë se tre dekada më parë, Shqipëria u përball me sfida të shumta sociale të pazgjidhura, duke përfshirë bullizmin. Ndërsa diskutimet në lidhje me bullizmin preknin tema më të gjera si dhuna dhe abuzimi, njohja zyrtare e “bullizmit” në diskutimet publike u shfaq vetëm në vitin 2014. Kjo rezultoi në një eksplorim të kufizuar të çështjes në shkallë kombëtare.

Hulumtimi i bullizmit në Shqipëri ka qenë sporadik, me vetëm disa studime kombëtare të ndërmarra në intervale të ndryshme. Veçanërisht, studimet e kryera para vitit 2014 trajtuan kryesisht dhunën brenda mjediseve arsimore, pa hetuar në mënyrë specifike format e sjelljeve ngacmuese. Janë dokumentuar vetëm katër studime kombëtare, të kryera në vitet 2006, 2017 dhe 2022. Hetimet e mëparshme synonin kryesisht dhunën në shkollë, pa e izoluar bullizmin si një shqetësim unik.

Në vitin 2006, një studim i porositur nga UNICEF zbuloi shifra në lidhje me këtë. Ai raportoi se 48% e fëmijëve të anketuar kishin përjetuar agresion fizik nga bashkëmoshatarët. Gjithashtu, 13.3% kanë treguar për ngacmime seksuale brenda ambienteve të shkollës, ku pothuajse gjysma kanë implikuar shokët e tyre të klasës si autorë. Ky studim theksoi gjithashtu pasojat e thella psikologjike të një agresioni të tillë, duke përfshirë ndikimet negative në shëndetin emocional, proceset natyrore të zhvillimit dhe evolucionin e mundshëm të tendencave të dhunshme. Në mënyrë shqetësuese, një nëngrup nxënësish madje zbuluan mendime vetëvrasëse që buronin nga abuzimi. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm nxënësish shprehën ndjenja të pasigurisë në shkollë për shkak të dhunës së mundshme nga bashkëmoshatarët.

Në vitin 2017, Këshilli i Evropës ndërmori një Anketë Kombëtare për të eksploruar Bullizmin dhe Ekstremizmin brenda Sistemit Arsimor Shqiptar., ku disa nga gjetjet kryesore të tij ishin si në vijim:

  • Afërsisht 19.4 % nxënësve pohuan se janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit 2-3 herë në muaj ose më shumë, ku 9.7 % e tyre pohojnë se janë viktima, 5.2 % janë agresorë dhe 4.3% janë edhe agresorë edhe viktima.
  • Një përqindje e lartë nxënësish, rreth 29 %, pohojnë se kjo gjë i ka ndodhur një ose dy herë në muajt e fundit. Si e perceptojnë mësuesit dhe prindërit përhapjen e fenomenit?
  • Ndërsa në anën tjetër 60 % e mësuesve pohuan se në shkollat e tyre ngjarje të tilla janë të pranishme.
  • Për prindërit, fenomeni është gjithashtu i njohur, duke qenë se 23 % e tyre pranuan se fëmija i tyre kishte qenë viktimë e bullizmit. Djemtë janë më shumë të përfshirë në dukurinë e bullizmit se vajzat

 

Format/ llojet më të përhapura t bullizmit

Ø Forma më e përhapur e bullizmit është ai psikologjik:” Nxënësit e tjerë më kanë përgojuar ose kanë përhapur thashetheme të rreme rreth meje dhe janë përpjekur që të tjerët të më marrin inat” në 45% të rasteve.

ØI dyti është bullizmi verbal: “Unë jam përqeshur, më janë thënë gjëra fyese, ose jam vënë në lojë nga një ose disa nxënës?” në 37% të rasteve.

Ø Në vendin e tretë është bullizmi fizik “Unë jam goditur, shkelmuar, shtyrë ose mbyllur brenda” në 33 % të rasteve.

Ø Ndërsa forma më pak e përhapur është bullizmi virtual/ kiberentik me 15 %. Pse ndodh bullizmi? A e raportojnë nxënësit?

 

Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?

  • Studentë dhe profesionistë të punës sociale
  • Punonjës të shërbimeve sociale
  • Punonjës së sektorit jo-qeveritar
  • Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar

 

Qëllimi dhe objektivat e sesionit online

Qëllimi kryesor i këtij sesioni onlinë është të ofrojë informacion mbi situatën e bullizmit në Shkollat Shqiptare  si edhe të ofrojë njohuri dhe teknika pune për një adresim efektiv të tij.

Në mënyrë më specifike, ky sesion synon të:

  • Rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve mbi situatën e bullizmit në shkollat Shqiptare;
  • Të shpjegojë dhe analizojë shkaqet dhe pasojat e bullzimit tek aadoleshëntët dhe të rinjtë;
  • Të ofrojë modele dhe teknika praktike për profesionistët mbi parandalimin dhe adresimin efektiv të bullizmit;
  • Të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe dilemave me të cilat mund të përballemi në praktikën tonë të përdishme profesionale.

 

 

Metodologjia e sesionit:

 

  • Për arritjen e objektivave të sipërlistuara, në këtë sesion do të kombinohen prezantime të shkurtra dhe diskutime sipas cështjeve.
  • Përgjatë diskutimeve do t’u kërkohet pjesëmarrësve të identifikojnë dhe sjellin skenarë të dilemave të tyre në lidhje me çështjen me të cilat mund të jenë përballur në praktikën e punës së tyre.

 

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.