Puna në grup; Etika dhe Dilema
- Description
- Curriculum
- FAQ
- Notice
- Reviews

-
1“Puna në grup; Etika dhe Dilema”
Në shkencat sociale ka shumë autorë që kanë dhënë përkufizimet e tyre mbi grupin. Megjithatë kur flasim në përgjithësi për grupin, atë e përkufizojmë si praninë e 2 ose më shumë që ndajnë bashkarisht vlera, qëndrime, hapësira apo vizinone. Në profesionin e punës sociale përqasja multidisiplinare dhe puna në ekipe janë shumë të rëndësishme. Skaff (1988) e përkufizoi përqasjen multidisiplinare si “grup ofruesish shërbimesh si profesionistë edhe jo profesionistë, nga një sërë disiplinash, që punojnë së bashku në parashikimin e diagnozës, trajtimin, parandalimin, dhe konsultimin mbi shërbimet”. Përqasja multidisiplinare është një teknikë e procesimit, vlerësimit dhe të punuarit mbi një situatë duke përfshirë disiplina të ndryshme në mënyrë që të arrihet një kuptim më i plotë i problemit dhe të sugjerohen alternativa të ndryshme (Winton dhe Mara, 2001). Frothingam (1994) raporton se 10 deri në 15 anëtarë mund të jenë pjesë e takimeve multidisiplinare, por eksperienca tregon se numri i pjesëmarrësve varet nga rasti që do të shqyrtohet dhe duhet të ndërtohet mbi bazën e nevojave të evidentuara përgjatë procesit të vlerësimit fillestar. Grupi mund të përbëhet nga punonjës social psikolog, terapist, infermier, avokatë, doktor, mësues, roje, policë, mësues, psikolog shkollor apo persona të tjerë të lidhur me historikun, nevojat dhe shërbimet e mundshme që mund t’i ofrohen rastit.
-
2Sesioni Online Puna ne grup Etika dhe Dilema
- Punonjës të shërbimeve sociale
- Punonjës së sektorit jo-qeveritar
- Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për çështjet e migrimit
Për tu regjistruar Ju duhet të ndiqni:
1. Zgjidhni opsionin regjistrohu (Register) në faqen kryesore
2. Plotësoni fushat e kërkuara saktë, kini parasysh se adresa juaj e email-it do të shërbejë si komunikues virtual në të gjitha sesionet.
3. Me regjistrimin në platformë Ju mund të bëheni pjesë e çdo aktiviteti të mbajtur duke zgjedhur vetë çdo sesion të hapur.
4. Duke u regjistruar, Ju dakordësoni pjesmarrjen tuaj në platformë.
“Puna në grup; Etika dhe Dilema”
Prof.Asoc.Dr. Juliana Ajdini
Online: 29 qershor2023, ora 14.00 - 16.00