Erika Bejko mbulon në fushën e saj të studimit çështje të tilla si: metodologjia e kërkimit shkencor, zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar, zhvillimi lokal dhe ndryshimin social. Ajo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1997 dhe më pas mori dy Diploma Master në Universitetin Katolik të Lyonit “Zhvillimi Lokal”, 2005 dhe Universiteti “Administrim dhe Shkëmbime Ndërkulturore” Paris 12 (2007). Ajo ka qenë një studiuese e mbështetur nga Programi Akademik i Bursave të Open Society Institute. Ajo është një lektore me kohë të plotë në lëndët e mëposhtme: “Metodat sasiore të kërkimit në punën sociale”, Metodat sasiore të kërkimit në punën sociale” dhe Teoritë mbi ndryshimet sociale”. Ajo mori doktoraturën e saj në vitin 2013. Fushat e kërkimit shkencorë të saj janë varfëria dhe përjashtimi social, politika sociale, kërkimi shkencor, etj.