“KËNDI DIGJITAL” – HAPËSIRA E PROFESIONISTËVE është një hapësirë online e dedikuar për profesionisitët e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e krijuar nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e zyrës së Unicef Shqipëri.
Në këtë hapsirë do të zhvillohen sesione tematike periodike online dhe do të shërbeje si një mënyrë komunikimi interaktiv me komunitetin e profesionistëve të mbrojtjes dhe shërbimeve sociale në vend.
“KËNDI DIGJITAL” është dizenjuar në formën e një ndërveprimi praktik online ku profesionistët mund të mësojnë, diskutojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin mbi tema dhe nivele të ndryshme të përvojës dhe ekspertizës.
Informacion teorik dhe praktik mbi tematika dhe fusha të ndryshme profesionale të mbrojtjes sociale dhe në fushën e praktikës së punës sociale në të treja nivelet (mikro-mezo-makro)
Mundësi komunikimi dhe ndërveprimi mes profesionistëve nëpërmjet sesioneve tematike periodike me profesionistët dhe një forumi online i cili do të mundësojë diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave sipas tematikave të përcaktuara.
Mundësi vetëvlerësimi për profesionistët mbi çështjet dhe tematikat që do trajtohen gjatë sesioneve tematike periodike.
Fushat e trajnimit
- Puna sociale në nivelin mikro të praktikës (puna me individin)
- Puna sociale në nivelin mexo të praktikës (shërbimet e integruara, puna me familjen, grupin, komunitetin, etj.)
- Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
Moderatorët e Sesioneve
Komunikimi dhe ndërveprimi mes profesionistëve nëpërmjet sesioneve tematike periodike me profesionistët dhe një forumi online i cili do të mundësojë diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave sipas tematikave të përcaktuara