Privatësia
Këndi Digjital > Privatësia
TË PËRGJITHSHME
Kjo politikë privatësie shpjegon se çfarë informacioni ne mbledhim kur ju vizitoni faqen e internetit të Universitetit të Tiranës (në vijim UT), dhe shpjegon se si përdoret ky informacion.
Është e rëndësishme për ju që të merrni parasysh se kjo faqe interneti ofron lidhje të jashtme në faqe të tjera të pavarura, si brenda UT dhe jashtë tij. Kjo politikë zbatohet vetëm për aksesimin e drejtpërdrejtë në faqen e internetit me URL http://www.unitir.edu.al/. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
COOKIES
Kjo faqe interneti përdor cookies, të cilat janë pjesë të vogla informacioni që janë lëshuar në kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera që aksesojnë internetin, kur ju vizitoni faqen. Cookies janë ruajtur në shfletuesin tuaj dhe në memorjen e kompjuterit/pajisjes suaj dhe janë përdorur për t’ju dalluar ju nga vizitorët e tjerë të faqes.
Ju mund të refuzoni t’i përdorni cookies duke zgjedhur parametrat e duhura në shfletuesin tuaj të internetit, megjithatë duke vepruar kështu, mund të mos keni akses të përdorni funksionalitetet e plota të faqes sonë.
TË DHËNAT E MBLEDHURA
Njësoj si shumica e faqeve të internetit, kjo faqe automatikisht ruan informacione të caktuara në lidhje me çdo kërkesë të bërë prej saj (shih më poshtë për më shumë detaje). Ky informacion është përdorur për administrimin e sistemit, për gjurmimin e gabimeve, si dhe për prodhimin e statistikave të përdorimit. Informacioni i regjistruar mund të mbahet deri në dy vjet.
Ne mund të mbledhim dhe të përpunojmë të dhënat e mëposhtme rreth jush:
Informacioni që ju jepni duke plotësuar format e ofruara në këtë faqe interneti janë për një qëllim të veçantë. Duke plotësuar këtë informacion ju e lejoni UT për mbajtjen dhe përdorimin e këtij informacioni për qëllimet për të cilat është siguruar.
Nëse ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një kopje regjistrimi të asaj korrespondence.
TË DHËNAT E REGJISTRIMIT
Informacioni i mëposhtëm është mbledhur automatikisht për çdo kërkesë:
- Emri ose adresa e rrjetit të kompjuterit që bën kërkesën. Vini re se në disa (por jo të gjitha) rrethana mund të jetë e mundur të identifikohet nga kjo identiteti i personit që bën kërkesën. Vini re gjithashtu se të dhënat e regjistruara mund të jenë ato të një faqe interneti të përfaqësuar dhe jo të dhënat origjinale të klientit
- Emrin e përdoruesit, kur dihet gjatë aksesimit autentik (Log In) në këtë faqe interneti
- Data dhe koha e lidhjes
- Kërkesë HTTP, e cila përmban identifikimin e dokumentit të kërkuar
- Kodi status i kërkesës (suksesi ose dështimi, etj)
- Numri i të dhënave dërguar në përgjigje
- Përmbajtja e kokës së referuesit HTTP e ofruar nga shfletuesi
- Përmbajtja e kokës User-Agent HTTP e ofruar nga shfletuesi
- Regjistrimi i të dhënave shtesë mund të jetë i aktivizuar përkohësisht nga koha në kohë për qëllime të veçanta.
Përveç kësaj, kompjuterat në të cilat faqja e internetit është hostuar mbajnë regjistrime të përpjekjeve (të autorizuara dhe të paautorizuara), për t’i përdorur ato për qëllime të tjera përveç atij për aksesim në serverin e internetit. Këto të dhëna zakonisht përfshijnë:
- datën dhe kohën e përpjekjeve,
- shërbimin për të cilin u mundësua aksesi,
- emrin ose adresën e rrjetit të kompjuterit që bën lidhjen,
dhe mund të përfshijë detaje të asaj që është bërë ose është tentuar të bëhet.
DHËNIA E INFORMACIONEVE SHPJEGUESE DHE PËRDORIMET E INFORMATAVE PERSONALE
Ne e përdorim informacionin e mbajtur rreth jush në mënyrat e mëposhtme:
- për tu siguruar që përmbajtja nga faqja jonë e internetit është paraqitur në mënyrën më efektive për ju dhe për kompjuterin tuaj duke mbledhur informacion total për përdoruesit tanë duke e përdorur atë për të analizuar efektivitetin dhe popullaritetin e kësaj faqe interneti
- për t’ju lejuar ju të merrni pjesë në karakteristikat interaktive të shërbimit tonë, kur ju vendosni ta bëni këtë
Ne mund t’jua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta në rrethanat e mëposhtme: - në qoftë se ne kemi marrë miratimin tuaj për ta bërë këtë
- kur ne na kërkohet ose jemi autorizuar nga ligji, urdhër gjykate, rregullator ose autoritet qeveritar për të zbuluar të dhënat tuaja personale
- nëse kërkohet për të mbrojtur të drejtat e pronës, apo sigurinë e UT, anëtarëve të tij apo të tjerëve.
Përveç kësaj, kjo faqe interneti përdor Google Analytics për të na ndihmuar në analizimin e përdorimit të faqes dhe për ta përmirësuar atë. Për të mbështetur këtë, informacioni i zgjedhur për ndërveprim tuaj me faqen është dërguar në Google për ta analizuar në emrin tonë. Për më shumë informacion në lidhje me Google Analytics shih http://www.google.com/analytics/.
Lidhjet me faqet e tjera
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së UT.
Ankesa apo pyetje
UT përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.
Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e UT. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit info@unitir.edu.al.
Si të na kontaktoni
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@unitir.edu.al.
Previous
Next