1. Pranimi
Duke krijuar një llogari ose duke përdorur Këndin Digjital (digjitale.sociale.al), pranoni këto kushte dhe Politikën e privatësisë. Platforma administrohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës, me mbështetjen e UNICEF Shqipëri.
2. Kush mund të regjistrohet
Platforma është për profesionistët e shërbimeve dhe të mbrojtjes sociale, si dhe për studentët dhe studiuesit e fushës. Duhet të jeni mbi 18 vjeç. Regjistrimi dhe kurset janë falas.
3. Llogaria juaj
- Jepni të dhëna të sakta, sepse ato shfaqen në certifikatë dhe raportohen për kreditet.
- Llogaria është personale. Mos ia jepni të tjerëve, dhe ruajeni fjalëkalimin.
- Na njoftoni menjëherë nëse dyshoni se dikush tjetër e ka përdorur llogarinë tuaj.
4. Kurset dhe certifikatat
- Certifikata lëshohet kur përfundoni të gjitha mësimet, kaloni testin përfundimtar dhe plotësoni pyetësorin e vlerësimit.
- Kreditet njihen vetëm për kurset e akredituara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV), sipas rregullave të saj.
- Testi duhet të plotësohet personalisht. Ndarja e përgjigjeve ose plotësimi për dikë tjetër çon në anulimin e certifikatës.
5. Sjellja në platformë
Në forum, në sesione dhe në çdo komunikim:
- Respektoni kolegët dhe këndvështrimet e tyre. Nuk lejohen fyerjet, diskriminimi ose ngacmimi.
- Mos ndani të dhëna që identifikojnë përfitues të shërbimeve tuaja, sidomos fëmijë. Rastet diskutohen vetëm të anonimizuara.
- Respektoni konfidencialitetin profesional dhe kodin etik të punës sociale.
- Mos publikoni reklama, materiale të paligjshme ose përmbajtje që nuk keni të drejtë ta ndani.
Administratorët mund të heqin përmbajtje ose të pezullojnë llogari që nuk i respektojnë këto rregulla.
6. Përmbajtja e platformës
Materialet e kurseve, regjistrimet e webinarëve dhe burimet janë për përdorim personal dhe profesional. Mund t’i përdorni në punën tuaj, duke cituar burimin. Shpërndarja e tyre për qëllime tregtare kërkon leje me shkrim.
Pjesëmarrësit e webinarëve njoftohen paraprakisht kur sesioni regjistrohet dhe publikohet.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
Materialet kanë karakter edukativ dhe nuk zëvendësojnë vlerësimin profesional ose këshillën ligjore për raste konkrete. Përpiqemi që platforma të jetë gjithmonë e disponueshme, por mund të ketë ndërprerje për mirëmbajtje.
Përmbajtja është përgjegjësi e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e UNICEF.
8. Mbyllja e llogarisë
Mund ta mbyllni llogarinë në çdo kohë, duke na shkruar te socialeal.platforma@gmail.com. Shkarkoni më parë certifikatat tuaja.
9. Ndryshimet dhe ligji
Kushtet mund të ndryshojnë. Ndryshimet e rëndësishme njoftohen me email ose në platformë. Për këto kushte zbatohet ligji shqiptar.
10. Kontakt
socialeal.platforma@gmail.com · +355 2230369 · Fakulteti i Shkencave Sociale, Bulevardi “Gjergj Fishta”, Tiranë