Kurse për praktikën tuaj
Kurse online për profesionistët e shërbimeve dhe të mbrojtjes sociale. Mësoni me ritmin tuaj, nga çdo pajisje, dhe merrni certifikatë kur e përfundoni kursin.
- Online, me ritmin tuaj
- Certifikatë pas përfundimit
- Nivelet mikro, mezo dhe makro
Si funksionon
Katër hapa nga regjistrimi te certifikata.
- 01
Krijoni llogarinë
Regjistrohuni me emrin, emailin dhe institucionin ku punoni.
- 02
Zgjidhni kursin
Filtroni sipas nivelit dhe temës, lexoni përshkrimin dhe klikoni “Regjistrohu”.
- 03
Ndiqni mësimet
Video, lexime dhe ushtrime. Platforma ruan progresin tuaj.
- 04
Merrni certifikatën
Pasi kaloni testin përfundimtar, certifikatën e shkarkoni nga llogaria juaj.
Kurset e disponueshme
Përdorni filtrat për të gjetur kursin sipas nivelit të praktikës ose temës.
Webinar: Kur ndihma nuk pranohet lehtë – besimi dhe angazhimi në marrëdhënien profesionale
Webinar: Dhuna që nuk lë shenja të dukshme
Webinar: Kur ndihma nuk pranohet lehtë – besimi dhe angazhimi në marrëdhënien profesionale
Kush mund të ndjekë kurset?
Profesionistët që punojnë në shërbimet dhe mbrojtjen sociale: punonjës socialë, specialistë të njësive të vlerësimit të nevojave, të mbrojtjes së fëmijës, të qendrave sociale, si dhe studentët e punës sociale.
Si regjistrohem në një kurs?
Krijoni një llogari te butoni “Regjistrohu” lart djathtas. Pastaj hapni kursin dhe klikoni “Regjistrohu në kurs”. Kursi shfaqet te llogaria juaj.
A duhet ta përfundoj kursin brenda një afati?
Jo. Mund të mësoni me ritmin tuaj. Platforma ruan progresin dhe ju mund të vazhdoni nga pika ku e latë.
Si e marr certifikatën?
Certifikata gjenerohet automatikisht kur përfundoni të gjitha mësimet dhe kaloni testin përfundimtar. E shkarkoni te llogaria juaj, në skedën “Certifikatat”.
Si i përdorni të dhënat e mia?
Vetëm për menaxhimin e llogarisë, kurseve dhe certifikatave. Lexoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Preferoni të mësoni drejtpërdrejt?
Ndiqni webinarët tematikë me ekspertë dhe kolegë nga e gjithë Shqipëria.
Kjo platformë është realizuar me mbështetjen e UNICEF Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e UNICEF.


