- Description
- Curriculum
- Reviews
Njohja e pasojave të traumës dhe reagimi profesional përmes qasjes së informuar nga trauma
Si mund të kuptojmë nevojat e një personi kur përvoja e dhunës nuk shprehet drejtpërdrejt? Si mund të ofrojmë mbështetje që krijon siguri dhe besim, pa ushtruar presion për të rrëfyer?
Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ju fton të merrni pjesë në webinarin kushtuar njohjes së pasojave të traumës dhe reagimit profesional në shërbimet sociale, në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përmes trajtimit të koncepteve dhe analizës së një rasti praktik, do të diskutojmë si përvojat e dhunës mund të ndikojnë në besimin, komunikimin dhe përfshirjen e personit në shërbime. Vëmendje do t’i kushtohet mënyrave të mbështetjes që respektojnë zgjedhjet e personit, shmangin etiketimet dhe marrin parasysh kufijtë e rolit profesional.
Lektore: Prof. Asoc. Dr. Juliana Ajdini
Data: E premte, 20 nëntor 2026
Ora: 12:00–13:30
Forma: Online, në Zoom
Webinari u drejtohet profesionistëve të shërbimeve sociale nga institucionet publike dhe jopublike, si dhe studentëve të fushave përkatëse. Seanca do të përfshijë analizë rasti, reflektim dhe hapësirë për pyetje e diskutim.
Shënim: Webinari trajton përvoja të dhunës dhe traumës. Shembujt do të paraqiten pa detaje grafike dhe nuk do të kërkohet ndarja e përvojave personale.
Si të merrni pjesë: krijoni një llogari në