PhD. Marsela Dauti

Ekspertiza kërkimore e Dr. Dautit fokusohet tek demokratizimi dhe mënyrat sesi ai shpaloset në nivel lokal. Dr. Dauti ka shqyrtuar çështje që lidhen me përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrjen lokale, kuotat gjinore në politikë, dhe përdorimin e evidencës në politikëbërje. Puna kërkimore e Dr. Dautit është botuar në Revistën Ndërkombëtare të Mirëqenies Sociale, Revistën Ndërkombëtare të Punës Sociale, Revistën e të Drejtave të Njeriut dhe Punës Sociale, dhe Revistën e Zhvillimit të Komunitetit, ndër të tjera. Dr. Dauti ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit (Amerikë) dhe ka qenë “Marie Curie Fellow” në Universitetin e Upsalës (Suedi). Aktualisht, Dr. Dauti shërben si konsulente dhe jep tre lëndë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale—Metoda të Kërkimit Sasior dhe Analiza e të Dhënave, Analiza dhe Zhvillimi i Politikave të Mirëqenies Sociale, dhe Kërkimi Shkencor dhe Hartimi i Politikave Sociale.
 
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).