Njoftime
Si të bëhemi menaxher efektiv
- September 11, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Evente Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
No Comments
“Si të bëhemi menaxher efektiv?”
Prof. Asoc. Dr. Artur Rada
Online: 12 Shtator 2023, ora 14.00 – 16.00
Fusha e menaxhimit është e lidhur ngushtë me arritjen e objektivave të punonjësit social dhe organizatës në të cilën vepron. Menaxhimi konsiderohet si art dhe shkencë. Ai është arti i fuqizimit për të funksionuar më mirë dhe në mënyrë produktive. Shkencë e bën mënyra e aplikimit të tij. Menaxhimi bazohet në katër funksione kryesore: planifikimin, organizimin, drejtimin dhe kontrollin.
Menaxhimi fokusohet tek punonjësit social në organizata me fokus të dyfishtë, perspektivën afatshkurtër dhe afatgjatë. Procesi i menaxhimit përfshin formimin e një vizioni strategjik, vendosjen e qëllimit dhe objektivave, hartimin e një strategjie dhe më pas zbatimin e saj. Në këtë teme do të diskutohen edhe karakteristikat të cilat parashikojnë sukses profesional dhe personal, si dhe sfidat për të ardhmen.
Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?
-
Studentë dhe profesionistë të punës sociale
-
Punonjës të shërbimeve sociale
-
Punonjës së sektorit jo-qeveritar
-
Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për çështjet e menaxhimit
Qëllimi dhe objektivat e sesionit online
Qëllimi i këtij sesioni online është që t’ju ofrojë profesionistëve të punës dhe shërbimeve sociale njohuri te avancuara mbi konceptet, teoritë dhe shprehitë e menaxhimit. Kjo temë do t’i ndihmojë ata që të arrijnë sukses, të rrisin efektivitetin në punë, të zhvillojnë karrierën, si dhe mirëqënien e përgjithshme.
Në mënyrë më specifike, ky sesion synon këto objektiva:
-
Të japë informacion te avancuar mbi teoritë dhe shprehitë e menaxhimit ne fushën e shërbimeve sociale, përkufizimet, trajtimet teorike si dhe fushat e zbatimit
-
Të qartësojë dhe thellojë me tej njohuritë mbi menaxhimin
-
Të qartësojë rolin e punonjësve social si menaxher në fushën e shërbimeve sociale
-
Të krijojë shprehi dhe aftësi tek punonjësit social me qëllim përdorimin e tyre në praktikën menaxhuese
Rezultatet e të nxënit
Në fund të këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mësuar:
-
Pjesëmarrësit do të kenë informacion te avancuar mbi teoritë dhe shprehitë e menaxhimit ne fushën e shërbimeve sociale, përkufizimet, trajtimet teorike si dhe fushat e zbatimit
-
Pjesëmarrësit do të qartësojë dhe thellojnë me tej njohuritë mbi menaxhimin
-
Pjesëmarrësit do të qartësojnë rolin e punonjësve social si menaxher
-
Pjesëmarrësit do të krijojnë shprehi dhe aftësi me qëllim përdorimin e tyre në praktikën menaxhuese per sukses.
Metodologjia e sesionit:
Për arritjen e objektivave të sipërlistuara, në këtë sesion do të kombinohen:
-
Prezantimi i shkurtër (PPT)
-
Ushtrimet individuale
-
Diskutimet
Programi
14.00 – 14.15 |
Hyrje· Mirëseardhja!· Prezantim i qëllimit dhe strukturës së sesionit |
|
14.15 – 14.45 |
Leksion· Objektivat dhe karakteristikat e menaxhimit· Funksionet kryesore te menaxhimit· Hierarkia e menaxhimit ne nje organizate· Keshilla per t’u bere nje menaxher efektiv |
|
14.45 – 15.30 |
Ushtrime individuale dhe diskutime· Ushtrim 1· Ushtrim 2· Ushtrim 3 |
|
15.30 – 15.50 |
Praktika të mira menaxhimi nga pjesemarresit(shembuj individual) |
|
15.50 – 16.00 |
Konkluzione dhe mbyllja e sesionit |