Njoftime
“Mbrojtja nga konsumimi profesional”
- June 7, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
“Mbrojtja nga konsumimi profesional”
Prof.Asoc.Dr. Izela Tahsini
Online: 7 Qershor 2023, ora 14.00 – 16.00
Ngjarjet e vështira të trevjeçarit të fundit, duke nisur me periudhën e tërmeteve në Shqipëri, e më tej periudhën e pandemisë, kanë ndikuar ndjeshëm në ngarkesën e punonjësve socialë. Në takime e trajnime, rofesionistët shprehen se kujdesi për veten shpesh vjen i fundit dhe se ndiejnë nevojën të kenë një sërë strategjish e teknikash për t’u kujdesur për veten.
Një studim i UNICEF i vitit 2002, në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale dhe Politikës Sociale, e nënvizoi këtë fakt.4% e pjesëmarrësve në studim thanë se hasën vështirësi në menaxhimin e ngarkesës së punës në fillimet e pandemisë dhe 56% përzgjodhën konsumimin profesional si një nga vështirësitë me të cilën u përballën. Autorët theksuan se përveç kësaj, përkujdesi për punonjësit socialë është i pakët, dhe rrjedhimisht, rraskapitja e tyre vazhdon[1].
Në këtë kuadër, të folurit për këtë çështje, së pari, i kushton vëmendje vetë profesionistëve, krahas trajnimeve me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve, dhe nga ana tjetër, përmes ofrimit të strategjive individuale dhe organizative të përkujdesit, ndihmon në parandalimin e konsumimit profesional, dhe rrjedhimisht edhe në ruajtjen e cilësisë së shërbimeve sociale.
Kush mund të marrë pjesë në këtë sesion?
- Studentë dhe profesionistë të punës sociale
- Punonjës të shërbimeve sociale
- Punonjës së sektorit jo-qeveritar
- Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për çështjet e konsumimit profesional
Qëllimi dhe objektivat e sesionit online
Qëllimi i këtij sesioni online është të prezantojë pjesëmarrësit me konceptin e konsumimit profesional, ndikimin e traumës, si dhe strategjitë individuale dhe organizative për parandalimin e konsumimit profesional. Në mënyrë më specifike, sesioni synon:
- Të njohë pjesëmarrësit me përkufizimin e konsumimit profesional, fazat dhe shenjat e tij
- Të prezantojë pjesëmarrësit me strategjitë individuale për mbrojtjen nga konsumimi profesional
- Të prezantojë pjesëmarrësit me praktikat e mira organizative për mbrojtjen nga konsumimi profesional
- Të ndihmojë pjesëmarrësit të vlerësojnë nivelin e tyre të rrezikut për konsumim profesional
- Të qartësojë rëndësinë e supervizimit në ruajtjen e profesionistëve nga konsumimi profesional.
Rezultatet e të nxënit
Në fund të sesionit, pritet që pjesëmarrësit:
- Të kenë njohuri mbi përkufizimin, fazat dhe shenjat e konsumimit profesional
- Të zhvillojnë një paketë strategjish individuale për mbrojtjen nga konsumimi profesional
- Të qartësojnë njohuritë e tyre mbi organizatat e shëndetshme/strategjitë organizative për parandalimin e konsumimit profesional
- Të vlerësojnë rëndësinë e supervizimit në ruajtjen e tyre nga konsumimi profesional.
Metodologjia e sesionit:
Sesioni bazohet në një metodologji interaktive. Leksionet e shkurtra janë ndërthurur me diskutimet në grup, ku pjesëmarrësit mund të ndajnë sfidat e tyre në mbrojtjen ndaj konsumimit profesional, strategjitë funksionale dhe ato të dëmshme. Gjithashtu, ushtrimet individuale, testet, dhe ushtrimet në grup, janë pjesë e konsiderueshme e trajnimit, të cilat sigurojnë përforcimin e koncepteve, si dhe zhvillimin e teknikave për mbrojtjen nga konsumimi profesional.
Programi
12.00 – 12.15 | Hyrje
– Mirëseardhja! Prezantim i qëllimit dhe strukturës së sesionit. 2 teste individuale për vlerësimin e nivelit të konsumimit profesional.
– Trauma direkte dhe indirekte dhe ndikimi i saj te punonjësit e shërbimeve sociale – Konsumimi profesional, përkufizimi, shenjat dhe fazat o Ushtrim – simptomat e stresit tek profesionistët o Ushtrim – harta e profesionistit ndihmës. |
12.15 – 13.00 | |
13.00 – 13.45 | – Strategjitë individuale për parandalimin e konsumimit profesional
o Ushtrim reflektues mbi strategjitë individuale o Diskutim në grup mbi rezultatet e testeve o Ushtrim në grup për strategjitë organizative. – Faktorët mbrojtës organizativë për parandalimin e konsumimit profesional
– Përmbledhje e njohurive të fituara; Vlerësim i sesionit
|
[1] Dauti, M., Dhëmbo, E. (2022). Punonjësit socialë, të rraskapitur dhe të padukshëm gjatë pandemisë COVID-19. https://www.reporter.al/2022/05/22/punonjesit-sociale-te-rraskapitur-dhe-te-padukshem-gjate-pandemise-covid-19/