- Description
- Curriculum
- Reviews
Komunikimi në situata mosbesimi, hezitimi dhe pritshmërish të ndryshme në shërbimet sociale
Si ndërtohet besimi kur personi heziton të pranojë mbështetje? Si mund të ruhet marrëdhënia profesionale kur ka mospajtim për nevojat, qëllimet ose mënyrën e ndërhyrjes?
Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ju fton të merrni pjesë në webinarin kushtuar sfidave të marrëdhënies profesionale në ofrimin e shërbimeve sociale, në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përmes trajtimit të koncepteve dhe analizës së një rasti praktik, do të diskutojmë faktorët që ndikojnë në mosbesimin ndaj shërbimeve, rolin e komunikimit dhe mënyrat e dakordësimit të hapave të mbështetjes. Vëmendje do t’i kushtohet respektimit të vetëvendosjes së personit dhe përgjegjësisë së profesionistit në situata të vështira.
Lektore: Prof. Asoc. Dr. Juliana Ajdini
Data: E mërkurë, 18 nëntor 2026
Ora: 14:00–15:30
Forma: Online, në Zoom
Webinari u drejtohet profesionistëve të shërbimeve sociale nga institucionet publike dhe jopublike, si dhe studentëve të fushave përkatëse. Seanca do të përfshijë analizë rasti, reflektim dhe hapësirë për pyetje e diskutim.
Si të merrni pjesë: krijoni një llogari në platformë (ose hyni nëse e keni), klikoni “Regjistrohu në kurs” dhe në ditën e webinarit butoni për t’u bashkuar në Zoom do të shfaqet te mësimi “Webinari live”.
Rreth lektores
Prof. Asoc. Dr. Juliana Ajdini është pedagoge dhe kërkuese shkencore në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ku jep mësim që prej vitit 2004. Fushat e saj të angazhimit përfshijnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, përjashtimin social dhe zhvillimin e komunitetit. Ka përvojë në zhvillimin e kurrikulave, trajnimin e profesionistëve dhe projekte kërkimore në fushën sociale.