Njoftime
“Diskriminimi gjinor dhe forma të tjera të shumëfishta dhe të ndërlidhura të diskriminimit – Përfshirja sociale”
- November 30, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Uncategorized
“Diskriminimi gjinor dhe forma të tjera të shumëfishta dhe të ndërlidhura të diskriminimit. Përfshirja sociale”
Prof.Asoc.Dr. Daniela Kalaja
Online: 30 Nëntor 2023, ora 14.00 – 16.00
Ashtu si raca, etnia, dhe klasa, përkatësia gjinore është një kategori sociale që vendos prioritetet e shanseve, duke formuar ose krijuar hapësirën për pjesëmarrjen në zhvillimin e shoqërisë. Të gjitha shoqëritë provojnë asimetritë e barazisë gjinore, ndryshime dhe pabarazi të shkallëve të ndryshme. Shpesh këto asimetri kërkojnë kohë të ndryshojnë, por ato janë larg së qenit statike.
Pabarazitë gjinore janë të dukshme në aksesin dhe kontrollin mbi burimet, në mundësitë ekonomike, në fuqinë apo pushtetin, në fushën politike,etj. Gratë dhe vajzat përballin koston më të madhe dhe më të drejtperdrejtë të këtyre pabarazive, por realisht kostot apo efektet e këtyre pabarazive ndihen në tërë shoqërinë, duke prekur të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe ndikuar institucionet. Një analizë e institucioneve në shoqëri si familja, feja, ligji, institucionet politike, arsimore dhe ekonomike, media, tregojnë mjaft qartë se ato janë të gjitha me natyrë patriarkale, dhe janë shtyllat e një strukture patriarkale. Ashtu si gjinia, marrëdhëniet gjinore nuk janë të njëjtat në çdo shoqëri, as statike nga ana historike. Ato janë dinamike, dhe ndryshojnë në kohë.
Ky sesion fokusohet tek të kuptuarit e diversitetit dhe drejtësisë sociale në kontekstin e praktikës së punës sociale. Nëpërmjet saj pjesëmarrësit do të njihen me mënyrat dhe rrugët se si gjinia, seksualiteti, klasa, raca, etniciteti, feja, aftësitë ndryshe, etj ndërveprojnë për të ndikuar përvojat tona, mundësitë dhe qasjen në institucione dhe zhvillim. Ky sesion fokusohet në prezantimin e termave dhe koncepteve që përpiqen të shpjegojnë pabarazitë sociale, dhe rolet e individëve dhe institucioneve në krijimin, drejtimin dhe administrimin e tyre për të synuar përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?
- Studentë dhe profesionistë të punës sociale
- Punonjës të shërbimeve sociale
- Punonjës së sektorit jo-qeveritar
- Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar
Qëllimi dhe objektivat e sesionit online
Qëllimi kryesor i këtij sesioni onlinë është të familjarizojë pjesëmarrësit me njohuri të thelluara të diskriminimit gjinor dhe formave të tjera të shumëfishta dhe të ndërlidhura të diskriminimit.; t’i ndihmojë ata të analizojnë dhe kuptojnë realitetin me perspektivën e mundësive të barabarta. Promovimi i barazisë gjinore është pjesë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit që kërkon të aftësojë të gjithë njerëzit, burra e gra, për t’i shpëtuar varfërisë dhe për të përmirësuar standartet e tyre të jetesës.
Në mënyrë më specifike, ky sesion synon të:
- Rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve mbi çështjet e diversitetit dhe mundësitë e barabarta;
- Të shpjegojë dhe analizojë se si strukturat gjinore ndikojnë institucionet sociale, (familjen, tregun e punës, arsmin, median, institucionet fetare, etj,) dhe mënyrën tonë të të menduarit;
- Të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe dilemave me të cilat mund të përballemi në praktikën tonë të përdishme profesionale.
- Të njohë dhe advokojë për rolin e profesionistëve të shkencave sociale/punonjësve social në arritjen e një shoqërie të mundësive të barabarta.
Metodologjia e sesionit:
- Për arritjen e objektivave të sipërlistuara, në këtë sesion do të kombinohen leksionet e shkurtra dhe diskutimet e shëmbujve të rasteve në grupe.
- Përgjatë diskutimeve do t’u kërkohet pjesëmarrësve të identifikojnë dhe sjellin skenarë të dilemave të tyre në lidhje me çështjen me të cilat mund të jenë përballur në praktikën e punës së tyre.
Programi
14.00 – 14.15 |
Hyrje – Mirëseardhja! – Prezantim i qëllimit dhe strukturës së sesionit. |
Grupi i madh |
14.15 – 14.50 |
Leksion – Kuptimi i diskriminimit dhe llojeve të tij – Të drejtat e njeriut – Barazia gjinore kundrejt drejtësisë gjinore – Drejtësia gjinore kundrejt drejtësisë sociale – Diversiteti, përfshirja dhe mirëqënia sociale |
Grupi i madh |
12.50 – 13.10 |
Diskutime në grupe
|
Grupet e vogla |
13.10 – 13.45 |
Ndarje dhe diskutim i punëve në grupet e vogla – Interpretime dhe sfida
|
Grupi i madh |
15.45 – 16.00 |
Pyetje – përgjigje Përmbledhje |
Grupi i madh |