Njoftime
Fotozë” (Photovoice): Të përfshish komunitetet në kërkim dhe advokim për ndryshim social
- September 21, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Evente Puna sociale në nivelin mexo të praktikës (shërbimet e integruara, puna me familjen, grupin, komunitetin, etj.)
Prof. Asoc. Dr. Marsela Dauti dhe Dr. Erika Bejko (Moderatore)
E ftuar: Migena Nako, Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës
Online: 21 shtator 2023, ora 14.00 – 16.00
“Fotozë” (Photovoice): Të përfshish komunitetet në kërkim dhe advokim për ndryshim social
Fotozë ose hulumtimi vizual “është procesi përmes të cilit individët mund të identifikojnë, përfaqësojnë, dhe forcojnë komunitetin përmes fotografive” (Wang & Burris, 1997, fq. 369). Hulumtimi vizual kombinon disa elemente, si fotografitë, dialogun dhe aksionin kolektiv. Banorët fotografojnë problemet që i shqetësojnë dhe e përdorin informacionin për të ndryshuar situatën ku ndodhen. Hulumtimi vizual përdoret gjerësisht në kërkimin dhe praktikën e punës sociale, dhe ne kemi dëshirë ta ndajmë atë me audiencën në Shqipëri. Sesioni do të nisë me një shpjegim të metodës, të cilën do ta ilustrojmë me eksperiencën tonë—një bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Durrës. Përmes këtij bashkëpunimi, ne përdorëm hulumtimin vizual për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën në ish-Kënetë. Pasi të përshkruajmë metodën, ne do të ftojmë pjesëmarrësit të mendojnë për situata ku vetë ata/ato mund ta përdorin hulumtimin vizual.
Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?
- Studentë të interesuar në fushën e zhvillimit të komuniteteve dhe politikave sociale.
- Punonjës socialë që veprojnë në komunitete urbane dhe rurale.
- Punonjës socialë që punojnë në fushën e zhvillimit social dhe ekonomik.
- Punonjës socialë që veprojnë në organizatat e shoqërisë civile me fokus gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin.
Qëllimi dhe objektivat e sesionit online
Qëllimi i këtij sesioni është të njohë pjesëmarrësit me hulumtimin vizual dhe mënyrat e përdorimit të tij në praktikën e punës sociale.
Në mënyrë më specifike, ky sesion synon:
- Të rrisë njohuritë rreth rëndësisë së hulumtimit vizual në praktikën e punës sociale.
- Të rrisë njohuritë rreth hapave të hulumtimit vizual.
- Të rrisë kuptueshmërinë rreth sfidave që paraqet realizimi i hulumtimit vizual në praktikë.
- Të zgjerojë njohuritë rreth përdorimit të hulumtimit vizual me grupe të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme.
- Të përmirësojë aftësitë kritike rreth përdorimit të hulumtimit vizual në kontekstin shqiptar dhe lidhjen që ekziston mes hulumtimit dhe advokimit.
Rezultatet e të nxënit
Në fund të këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mësuar:
- Të përdorin hulumtimin vizual në praktikën e tyre.
- Të parashikojnë vështirësitë që lidhen me hulumtimin vizual në komunitetet shqiptare.
- Të kuptojnë lidhjen e hulumtimit vizual me forma të tjera hulumtimi.
- Të vendosin lidhje të ngushta mes hulumtimit dhe advokimit.
Metodologjia e sesionit:
- Sesioni do të kombinojë leksione të shkurtra, diskutime në grup, dhe ushtrime. E ftuara e sesionit do të ndajë eksperiencën e saj gjatë realizimit të hulumtimit vizual në ish-Kënetë.
Programi
14:00 – 14:15 |
Hyrje – Mirëseardhja. – Prezantim i planit të punës. |
Grupi i madh |
14:15 – 15:00 |
Leksion – Rëndësia e metodës – Hapat – Pyetje |
Grupi i madh |
15:00 – 15:15 | Ndarja e eksperiencave | Grupi i madh |
15:15 – 15:50 | Ushtrim | Grupe të vogla |
15:50 – 16:00 | Përmbledhje | Grupi i madh |
Burimet
Powers, Meredith, Freedman, Darcy, & Pitner, Ronald. (2012). From snapshot to civic action: A photovoice facilitator’s manual. University of South Carolina, College of Social Work.
Sarti, Asia, Schalkers, Inge, Bunders, Joske, F. G., & Dedding, Christine. (2017). Around the table with policymakers: Giving voice to children in contexts of poverty and deprivation. Action Research, 16(4), 396–413. doi: 10.1177/1476750317695412
Sitter, Kathleen C. (2017). Taking a closer look at photovoice as a participatory action research method. Journal of Progressive Human Services, 28(1), 36-48. doi: 10.1080/10428232.2017.1249243
Teixeira, Samantha. (2014). “It seems like no one cares”: Participatory photo mapping to understand youth perspectives on property vacancy. Journal of Adolescent Research, 30(3), 390-414. doi: 10.1177/0743558414547098
Wang, Caroline, & Burris, Mary Ann. (1997). Photovoice: Concept, methodology, and use for participatory needs assessment. Health Education & Behavior, 24(3), 369-387. doi: 10.1177/109019819702400309
Wang, Caroline, C., & Redwood-Jones, Yanique, A. (2001). Photovoice ethics: Perspectives from Flint photovoice. Health Education & Behavior, 28(5), 560-572. doi: 10.1177/109019810102800504