Njoftime
PARANDALIMI DHE NDËRHYRJA NË SHKOLLË
- July 12, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Puna sociale në nivelin mexo të praktikës (shërbimet e integruara, puna me familjen, grupin, komunitetin, etj.) Uncategorized
PARANDALIMI DHE NDËRHYRJA NË SHKOLLË
Prof. Asoc. Dr. Fiona TODHRI
Online: 13 Korrik 2023, ora 14.00 – 16.00
Larmia e problemeve me të cilat është ndeshur dhe ka punuar punonjësi social i shkollës janë nga më të ndryshmet dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Funksioni i punonjësit social në shkollë dhe mandati për edukim publik janë të gërshetuara më së miri së bashku. Në demokraci të gjithë kanë të drejta dhe mundësi të barabarta dhe çdo përjashtim që bëhet për të mos lejuar pjesëmarrjen në edukim, përbën një problem si social, ashtu dhe individual.
Punonjësi social e shtrin funksionin e tij drejt nevojave dhe të drejtave të këtyre grupeve në përballjen e tyre me institucionin e edukimit dhe përballet me pritshmërinë që ato duhet të arrijnë sipas potencialit të tyre. Në çdo rast, punonjësit socialë të shkollës përcaktojnë qartë rolet e tyre, perspektivën që ato kanë, dijet, vlerat, aftësitë dhe misionin e tyre.
Zhvillimi i punës sociale në shkollë, si një fushë e praktikës, ndodhi nga mesi i viteve 1920-të dhe vazhdoi dhe përtej viteve 1955. Ky zhvillim u ul pas 1955-ës si rezultat i konsolidimit të NASW-së, e cila u bashkua pastaj edhe me organizatat ekzistuese që do të përfaqësonin fushat e ndryshme të praktikës me një organizatë të vetme profesionale. Periudha mes viteve 1950-1960 njihet dhe si vitet e centralizimit. Gazeta “Buletini i shoqatës amerikane” ishte bashkuar me gazetën e re të profesionit të Punës sociale. Nga fundi i viteve 1950-të dhe në dekadat në vazhdim, puna e Harriett Bartlett-it dhe e të tjerëve hodhën themelet për një riorientim të metodave dhe të aftësive drejt një perspektive profesionale më të qartësuar të punonjësit social. Bartlett-i në punën e tij me William E.Gordon-in (1969) ripërpunuan konceptet e ndërveprimit midis individëve dhe të mjediseve të tyre sociale drejt një pike të përbashkët dhe një fillimi të rëndësishëm të Punës sociale. Sipas tyre, ndryshimi i fokusit të vëmendjes në ndërveprimin individ-mjedis bëri të kuptueshëm faktin se nuk ishte vetëm individi ai që duhej ndihmuar, por duhej marrë në konsideratë dhe mjedisi ndërveprues.
Në fundin e viteve 1960-të pati një interes të lartë për zhvillimin e teorisë dhe të praktikës në zona të ndryshme, siç ishte dhe Puna sociale në shkolla. Në këtë periudhë përqasjet e përgjithshme për sa i përket praktikës në fusha të ndryshme, nuk shiheshin më të përshtatshme për praktikat e reja që po shfaqeshin. Vihej re një rizhvillim i literaturës dhe i shoqatave të punonjësve socialë në fusha të ndryshme të praktikës. Puna sociale në shkolla kishte një numër të madh praktikuesish, të cilët ishin inkurajuar të qëndronin në praktikën e drejtpërdrejtë përmes strukturës dhe nxitjes së shkollës. Këto mund të konsiderohen si disa nga lëvizjet ose nismat më të rëndësishme për zhvillimin e teorisë dhe të praktikës në zona të ndryshme.
Në ditët e sotme Puna sociale në shkollë shihet si më e kompletuar, më e lirë për të zhvilluar misionin dhe qëllimin e saj. Duke marrë në konsideratë pikëpyetjet që shtron, ajo nuk konsiderohet më si një tepri, por si një domosdoshmëri. Në edukimin special çdo fëmijë me nevoja të veçanta ka të drejtën për një edukim publik. Në këtë mënyrë, Puna sociale në shkollë përfaqëson një përpjekje humane për të ndihmuar këtë kategori me nevoja të veçanta në mënyrë që të gëzojë të drejtat që meriton. Puna sociale së bashku me misionin e saj edukues bën të mundur që të evidentohen dhe zbatohen një sërë praktikash të rëndësishme.
Fakte të shumta të siguruara gjatë dekadës së kaluar kanë bërë të mundur përmirësimin e ndërhyrjeve nga punonjësit socialë të shkollës dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera mbështetëse. Ekzistojnë një sërë temash të cilat sigurojnë të dhëna për hendekun midis njohurive dhe praktikës në ecurinë e punës sociale në shkollë. Këto tema përfshijnë:
- përpjekjet për ndërhyrje të integruara dhe të qëndrueshme, të cilat theksojnë parandalimin parësor;
- shqyrtimin e hershëm të ndërhyrjes;
- qasjet gjithëpërfshirëse.
Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?
- Studentë dhe profesionistë të punës sociale
- Punonjës të shërbimit psikosocial në shkollë
- Mësues dhe mësues ndihmës të sistemit parauniversitarë
- Prindër dhe punonjës së sektorit jo-qeveritar
Qëllimi dhe objektivat e sesionit online
Qëllimi i këtij sesioni onlinë është maksimizimi i arritjeve në ofrimin e shërbimeve psikosociale në shkollë duke rritur kapacitetin e punonjësve social.
Në mënyrë më specifike, ky sesion synon:
Parandalimin me bazë shkollën dhe ndërhyrjet kërkimore që ndikojnë në krijimin e modeleve të tilla, si:
(1) përgjigja ndaj ndërhyrjes; dhe
(2) sektori klinik, të cilat janë të lidhura me hendekun njohuri-praktikë brenda praktikës së punës sociale në shkollë.
Rezultatet e të nxënit
Në fund të këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mësuar:
- Të kuptojën rëndësinë e parandalimit dhe ndërhyrjes në shkollë
- Të aftësohën për të lidhur më mirë praktikën e punës sociale në shkollë me perspektivën ekologjike dhe parandalimin me bazë shkollën,
- Të kuptojnë rëndësinë e sektori klinik me qëllim që t’u tregojë punonjësve socialë të shkollës se si puna e orientuar drejt parandalimit dhe praktikave sistematike në të gjithë shkollën janë thelbësore për praktikën e punës sociale në shkollë.
Metodologjia e sesionit:
- Prezantim i materialit teorik me PPP;
- Punë në grupe;
- Diskutime në grupe
- Studim Rasti
Programi
14.00 – 14.15 | Hyrje
– Mirëseardhja! – Prezantime i të gjithë pjesëmarrësve. – Prezantim i qëllimit dhe strukturës së sesionit. |
Grupi i madh |
14.15 – 14.50 | Leksion
– Theksimi i rëndësisë së parandalimit dhe ndërhyrjes në shkollë. – Parandalimi parësor – Parandalimi sekondar – Parandalimi terciar |
Grupi i madh |
12.50 – 13.10 | Punë në grupe
– Studim Rasti – Diskutime |
Grupet e vogla |
13.10 – 13.45 | Ndarje dhe diskutim i punëve në grupet e vogla
– Zgjedhjet e praktikave të punës sociale në shkollë: Hendeku midis njohurive dhe praktikës – Diskutime |
Grupi i madh |
15.45 – 16.00 | Pyetje – përgjigje
Përmbledhje |
Grupi i madh |