Njoftime
Këndi Digjital > Njoftime > Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.) > SESION TEMATIK “ Migrimi dhe Puna sociale”
SESION TEMATIK “ Migrimi dhe Puna sociale”
- May 14, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.) Uncategorized
No Comments
SESION TEMATIK “ Migrimi dhe Puna sociale”
Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale zhvilloi sesionin i parë tematik në Këndin Digjital “Migrimi dhe Puna Sociale” ku morën pjesë punonjës social dhe profesionistë të shërbimeve sociale në nivel vendor. Sesioni nëpërmjet një metodologjie interactive filloi më një leksion të shkurtër mbi çështje thelbësore si: mobiliteti dhe migrimi në një botë në lëvizje; tipologjitë e migracionit dhe faktorët që formësojnë migrimin; si dhe qeverisja e migracionit dhe roli i punonjësve socialë, u pasua me diskutime të profesionistëve pjesëmarrës mbi praktika të mira, sfida dhe mundësi të punës së punonjësve socialë me kategori të ndryshme të migrantëve. Kontributet e profesionistëve ishin të domethënëse në qasjen e çështjeve profesionale dhe etike nga këndvështrimi i kontekstit lokal, si dhe në identifikimin e mundësive për të ndarë dhe mësuar nga njëri-tjetri përmes hapësirave që krijon platforma për t’u shndërruar në një forum dinamik të profesionistëve të punës sociale.
Qëllimi i këtij sesioni onlinë ishte të rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet e migrimit dhe ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të prakticienëve të punës sociale në raport më rolin e tyre në mirë-qeverisjen e migrimit dhe qasjes së të gjitha kategorive të migrantëve në mirëqenie, shërbime dhe përfitime.
Në mënyrë më specifike, sesioni synoi të:
-
Rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet e mobilitetit me migrimin në një botë në lëvizje;
-
Njohë pjesëmarrësit me konceptet themelor, përkufizime operacionale dhe tipologjitë e migracionit;
-
Të rrisë kuptueshmërinë mbi faktorët që formësojnë migrimin;
-
Të rrisë njohuritë mbi qeverisjen e migracionit dhe rolin e punonjësve socialë/punonjësve të mbrojtjes sociale.
-
Të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe mundësive të punës së punonjësve socialë më migrantët.