Instructor Bio

Eris Dhamo është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2001. Nga viti 2012 mban titullin Master i Nivelit të Dytë në Kërkim Shkencor në Punë Sociale nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në fushën e Gerontologjisë, me fokus specifik cilësinë e jetës së të moshuarve. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë gerontologjia, komunikimi për ndryshimin social dhe të sjelljes, administrimi social, kërkimi shkencor në shkenca sociale, politika sociale, politika të mbrojtjes sociale, çështjet e përkatësisë gjinore dhe metodat e integruara në punë sociale. Eksperiencat e saj në këto fusha përfshijnë jo vetëm mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master, por dhe punë administrative dhe kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si puna sociale me të moshuarit, cilësia e jetës, mirëqenia e shoqërisë, komunikimi për ndryshim social, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe asistencë e këshillim për institucione dhe organizata lokale mbi realizimin me sa më cilësi të angazhimeve të tyre, kryesisht në kërkime, strukturimin e shërbimeve, administrimin e organizatave, organizimin e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorimin, vlerësimin dhe planifikimin e ristrukturimeve të nevojshme, etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara kryesisht në vend, por dhe jashtë. Aktualisht ajo ligjëron kryesisht në programet Bachelor të departamentit mbi administrimin social dhe politikat e mbrojtjes sociale ndërsa në nivelin Master ligjëron lëndë të komunikimit për ndryshim social dhe metodologji kërkimore mbi komunikimin, metoda të integruara në punë sociale, monitorim dhe vlerësim politikash sociale.

Teacher Courses

Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
2 orë
Members only
Misioni i profesionit të shërbimeve sociale përfshin krijimin e lidhjeve midis popullatave të cenueshme dhe sistemeve të shërbimeve, si dhe krijimi...
Beginner
2 Lectures
2 orë
Members only
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.