Instructor Bio

Prof. Asoc. Dr. Eliona Kulluri (Bimbashi)
Lektore me kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës prej vitit 1995. Ajo është aktualisht lektore e disa lëndëve në programet Bachelor dhe Master Shkencor të DPPS, si “Puna Sociale me Grupet dhe Komunitetin”, “Probleme dhe Politika të Shëndeti Mendor”, “Intervistim dhe Këshillim”, “Vlerësimi i programeve dhe shërbimeve sociale”. Pas diplomimit në Biologji, në vitin 1992, studimet e saj pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me Punën Sociale. Në 2009 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, me studimin me temë “Dhuna në familje: Incidenca, prevalenca dhe mekanizmat e përballimit së saj; Studim cilësor mbi eksperiencat e grave te dhunuara”.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë çështjet gjinore dhe të zhvillimit, programimin dhe vlerësimin e shërbimeve sociale për grupet dhe komunitete në nevojë. Ajo ka kryer studime dhe vlerësime të programeve e politikave të ndryshme sociale kombëtare dhe lokale, shërbime këshilluese për agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe organizata të tjera ndërkombëtar dhe kombëtare, në lidhje me politikat me ndikim të drejtpërdrejtë në përfshirjen sociale të fëmijëve, politikat e mbrojtjes sociale në Shqipëri, hartim të planeve vendore sociale, protokolleve, standardeve dhe udhëzuesve të shërbimeve sociale, moduleve të trajnimit, duke ofruar njëkohësisht trajnime për profesionistë të ndryshëm që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale në vend.
Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare mbi papunësinë, migrimin, varfërinë dhe përjashtimin social, cilësinë e jetës dhe çështjet të grupeve vulnerabël në komunitetet lokale dhe ka botuar artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, tekste mësimore si edhe raporte studimore.
Ka shërbyer në pozicione drejtuese si Zv/kryetare e Senatit Akademik të UT (2016-në vazhdim), Zv/Dekane e FSHS (2017-2020) dhe Përgjegjëse Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale (2020-në vazhdim).

Teacher Courses

Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
2 ore
Free
Shëndeti është një komponent i rëndësishëm i mirëqënies. Ashtu sikurse e përkufizon edhe OBSH “shëndeti nuk nënkupton vetëm mungesën e sëmundjes ap...
Beginner
2 Lectures
2 ore
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.