Prof. Dr. Edmond Dragoti

Është profesor në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale është lektor i parë me rreth 30 vjet përvojë në psikologji sociale dhe kërkim shkencor social. Është doktoruar në zhvillimin e adoleshentëve. Ekspertiza e tij përfshin arsimimin dhe edukimin shoqëror e shëndetsor, informimin publik, mobilizimin social, trajnimin në komunikim; kërkimin shkencor në fushën sociale dhe të shëndetit publik, studime të emigracionit dhe të tregut.
Ai ka shërbyer në pozicione të rëndësishme në qeverinë shqiptare si Zëvendëskryetar i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit (1999-2002), këshilltar i Kryeministrit Shqiptar (2002), Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2004-2005), Rektor i Universitetit Shtetëror të Beratit (2005), Profesor me kohë të pjesshme në Universitetin e Athinës, Greqi, në kursin 1 vjecar “Master në Studime të Europës Juglindore” (1999-2002). Ai ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Punës Sociale dhe Psikologjisë së Aplikuar, në Universitetin e Tiranës (1992-2015). Aktualisht është lektor i parë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe lektor i parë në Universitetet publike në Elbasan, Durrës dhe Shkoder.

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.