Prof.Asoc.Dr. Nevila Koçollari Furxhiu

Nevila Koçollari Furxhiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit Punë dhe Politikë Sociale, në Universitetin e Tiranës, që prej vitit 2012-të. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament, në vitin 1993. Karriera e saj akademike ka nisur në vitin 1994, në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” ku u angazhua deri në vitin 2012-të. Ka përfunduar studimet Master në Punë Sociale, në periudhën kohore 2003-2005-së, në Departamentin Punë dhe Politikë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2010-të, ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, pranë të njëjtit departament dhe që prej vitit 2015-të, mban titullin Profesor i Asociuar. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kryesisht politika sociale, çështje të administrimit, menaxhimit financiar dhe planifikimit strategjik të organizatave të shërbimeve sociale, vlerësimi i programeve sociale, çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, në këndvështrimin antropologjik, çështje të komunikimit dhe ndryshimit të sjelljes, çështje të migrimit, trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe shërbimet sociale për fëmijët dhe të rinjtë. Ka një kontribut në hartimin dhe institucionalizimin e standardeve të shërbimit social në Shqipëri, sikurse edhe eksperienca mbështetëse, këshilluese, që bëjnë bashkë mirëqenien, kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm, me fokus edukimin, industrinë e turizmit, kulturën dhe kapitalin social. Eksperiencat e saj, përfshijnë edhe konsulenca për organizata ndërkombëtare, për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, etj. Së fundi, fokusi i studimeve të saj, janë kontributet e punonjësit social në proceset politike, vendimarrje dhe politikëbërje. Ajo është autore dhe bashkë autore e disa artikujve të botuar në vend, por edhe jashtë. Eksperiencat e saj të punës dhe kërkimit shkencor, qëndrojnë përshtat këtyre fushave të interesit edhe me mësimdhënien, në programet Bachelor dhe Master Shkencor. Aktualisht, ligjëron kryesisht në programet e nivelit të dytë të studimit, Master Shkencor, të departamentit, si titullare, në kurse lëndore, si filozofia dhe historia e shtetit të mirëqenies sociale, planifikim financiar dhe buxhetim, në organizatat e shërbimeve sociale, marketing social, shëndeti dhe ndryshimi i sjelljes, ndërsa në nivelin Bachelor, është titullare dhe ligjëron lëndët e analizës së politikave sociale: vlerësimi i programeve sociale dhe planifikim strategjik.

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.