Prof. Asoc. Dr. Juliana Ajdini

Është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2004. Ajo u diplomua si punonjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 2000. Nga viti 2008 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në vitin 2013 në të njëjtën fushë studimi si ajo e studime Master. Tema e saj e doktoraturës ka qenë e lidhur me prindërimin në burgje dhe vlerësimin e situatës së përgjithshme të të dënuarve prindër në burgjet shqiptare. Fushat kryesore të interesit dhe ekspertizës janë kërkimi në fushën e problemeve sociale dhe respektimi e promovimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe në veçanti ato të individëve të privuar nga liria. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar kryesisht në çështje si të drejtat e të dënuarve/paraburgosurve, barazia gjinore, organizimi komunitar, etj. Kurrikulumi i saj përfshin edhe konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, përgatitjen e manualeve, ofrimin e trajnimeve, monitorim dhe vlerësim etj. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave të botuara në vend dhe jashtë tij. Aktualisht ajo ligjëron në programet Bachelor dhe Master të departamentit mbi problemet sociale, metodat dhe shprehitë në punë sociale, puna sociale me familjen dhe teoritë e ndryshimet sociale.

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.