Prof. Asoc. Dr. Izela Tahsini
Është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës që nga viti 2002. Ajo ka marrë diplomën Bachelor në Punë Sociale në vitin 1997, dhe Master në Punë Sociale në 2003. Në vitin 2010 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, ndërsa që nga 2015 mban titullin Profesore e Asociuar. Në fushën e psikoterapisë ka diplomën Bachelor i Shkencave në Psikoterapi që nga viti 2009, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’, Austri, dhe Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë, që nga viti 2007. Ajo ushtron profesionin në mënyrë të pavarur.
Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë shërbimet sociale, cështjet e fëmijëve, puna sociale shkollore, çështjet gjinore dhe shëndeti mendor, ku ka kontribuar si kërkuese shkencore, autore e një sërë studimesh, vlerësimesh e analizash, për organizata lokale e ndërkombëtare. Gjithashtu, ka përvojë në praktikën direkte si punonjëse sociale, në këshillim e psikoterapi, si supervizore në fushën e shërbimeve sociale dhe supervizore klinike. Prof. Asoc. Tahsini është autore dhe bashkëautore e disa artikujve të botuar në vend dhe jashtë tij, si dhe e teksteve universitare dhe shkollore. Pranë Departamentit, ajo ka ligjëruar në nivelet Bachelor dhe Master, në lëndë si Puna Sociale me Individin, Puna Sociale me Familjet, Çështje të Familjes, Teori feministe, Puna sociale në Shkolla, etj.