Prof. Asoc. Dr. Elona Dhëmbo

Nga viti 2005, Elona Dhëmbo është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Pas diplomimit në “Punë Sociale”, në vitin 2002, ajo kreu studimet pasuniversitare në “Politika Sociale Krahasuese” në Universitetin e Oksfordit, dhe më pas ato doktorale në Universitetin e Tiranës në lidhje me politikat për familjen dhe çështjet e balancës punë-jetë. Në vitin akademik 2019-2020, Dr. Dhëmbo kreu studime post-doktorale pranë Institutit për Studimeve të Avancuara, në Universitetin e Europës Qendrore (CEU, Hungari) ku adresoi çështjet e migrimit dhe mbrojtjes sociale. Ekspertiza e saj mbi 15 vjeçare në hartimin e programeve dhe mësimdhënie fokusohet në: -kërkim shkencor në shkenca sociale (sasior & cilësor); -politikë sociale; dhe -politikë sociale dhe përkatësi gjinore. Ajo është autore e teksteve universitare në fushat e saj të ekspertizës si dhe teksteve për arsimin para-universitar (për lëndën “Qytetari”). Punimet e saj shkencore janë prezantuar në dhjetra konferenca ndërkombëtare dhe janë botuar në revistat më në zë të punës sociale (si p.sh. International Social Work, European Journal of Social Work, Journal of Human Rights and Social Work) dhe shkencave sociale (p.sh. në Migration and Development, Psycho-Oncology, International Migration, Humanities & Social Sciences Communications, etj. Shiko për më shumë: https://www.researchgate.net/profile/Elona-Dhembo). Përveç mësimdhënies dhe punës akademike, ajo ka një eksperiencë të gjatë në kërkimin e aplikuar dhe konsulencat për shoqërinë civile dhe qeverisjen qendrore dhe vendore, në fusha si përkatësia gjinore dhe zhvillimi, migrimi, shoqëria civile dhe angazhimi qytetar, të drejtat e njeriut dhe pakicat, etj. Disa nga publikimet e saj me të fundit të kësaj natyre përfshijnë: dy raporte rajonale mbi romët, arsimimin dhe punësimin – “Regional Policy Analysis in Western Balkans and Turkey: ECD & Primary Education” dhe “Strategic Regional Policy Analysis in Western Balkans and Turkey: Secondary, Tertiary Education and Employability” (nga Roma Education Fund në Ballkan), studimin kombëtar “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri.” (nga rrjeti i organizatave AWEN), si dhe studimin kombëtar “Dhuna dhe ngacmimet në botën e punës në Shqipëri: Një qasje krahasimore e gjashtë sektorëve strategjikë të ekonomisë” (nga Center for Labour Rights dhe Olof Palme International Center).

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.