Prof. Asoc. Dr. Daniela Kalaja
Është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Pas diplomimit në punë sociale në vitin 1996 ka kryer studimet e masterit në Punë Sociale dhe nga viti 2013 mban gradën doktore e shkencave. Në korrik 2016 fiton titullin Prof.As.Dr.
Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor janë në çështje të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, mbrojtja e fëmijëve, grupet vulnerabël, vlerësimi i programeve dhe politikave sociale, etj. Eksperiencat e punës përfshijnë mësimdhënie në nivel Bachelor dhe Master dhe punë kërkimore shkencore të fokusuar në fushat e mësipërme. Kurrikulumi i saj përfshin konsulenca për institucione dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare për kryerjen e kërkimeve, studimeve, përgatitjen e manualeve, procedurave apo protokolleve, ofrimin e trajnimeve, vlerësim shërbimesh, programesh dhe politikash sociale, etj.
Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare.