Dr. Miranda Spahiu
Miranda Spahiu është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2014. Ajo u diplomua si punënjëse sociale nga i njëjti departament në vitin 1996. Ka fituar gradën Doktor i Shkencave, duke u përqëndruar tek integrimi dhe impakti i shërbimeve psikosociale në ofrimin e kujdesit për shëndetin riprodhues në sistemin shëndetësor shqiptar. Ajo ka përqëndruar aktivitetin e saj kryesisht si punonjëse sociale pranë Ministrisë së Shëndetësise, duke bërë të mundur që të japë kontribut në politikëbërje dhe ofruese trajnimesh në fusha të tilla si planifikimi familjar, shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhuna në familje dhe çështjet gjinore, problematikat e veçanta të shëndetit të adoleshentëve, abortin, shëndetin publik, promocionin dhe edukimin shëndetësor si edhe në përfshirjen e punonjësve socialë në sistemin shëndetësor, si pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor ndaj popullatës. Eksperiencat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënien në nivel Bachelor dhe Master. Aktualisht ajo ligjëron në nivel Master mbi shërbimet e punës sociale në shëndetësi ndërsa në nivel Bachelor ligjëron lëndë rreth organizimit dhe drejtimit të shërbimeve sociale. Është autore dhe bashkëautore në disa artikuj