Fuqizimi i fëmijëve – te punuarit direkt me femijët

Meeting date December 14, 2023 2:00 pm
Join in browser Join in zoom app
Kush mund të marë pjesë në këtë sesion?-         Studentë dhe profesionistë të punës sociale -         Punonjës të shërbimeve sociale-         Punonjës së sektorit jo-qeveritar-         Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për praktiken e punes sociale me femijet. Qëllimi dhe objektivat e sesionit onlineKy sesion do të fokusohet në eksplorimin e dinamikave të procesit të ndihmës së drejtpërdrejtë dhe fazat e tij në zbatimin në praktikë. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet dilemave etike, me të cilat profesionistët përballen gjatë ndërveprimit me fëmijë të gjinive dhe moshave të ndryshme (p.sh., mos mërzitja e fëmijëve), si dhe rëndësinë e punës së drejtpërdrejtë me fëmijën e abuzuar ose në rrezik për abuzim, përgjatë procesit të ndihmës. Në mënyrë më specifike, ky sesion synon të: Prezantojë njohuritë dhe teknikat bazë për punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, në ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejtë për fëmijët;Rrise kuptueshmerine e pjesëmarrësve me teoritë, përqasjet dhe teknikat efikase në punën me fëmijët;Njohe pjesemarresit/et me dinamikat e fazave të ndryshme të procesit të ndihmës, mbështetur tek nevoja specifike të fëmijëve.Të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe dilemave etike me të cilat mund të përballemi në praktikën tonë të përdishme profesionale ne punen me femijet. 
Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).