Online: SI TË BËHEMI MENAXHER EFEKTIV?
Meeting date
September 12, 2023 2:00 pm
Join in browser
Join in zoom app
“Si të bëhemi menaxher efektiv?” Prof. Asoc. Dr. Artur RadaOnline: 12 Shtator 2023, ora 14.00 - 16.00Fusha e menaxhimit është e lidhur ngushtë me arritjen e objektivave të punonjësit social dhe organizatës në të cilën vepron. Menaxhimi konsiderohet si art dhe shkencë. Ai është arti i fuqizimit për të funksionuar më mirë dhe në mënyrë produktive. Shkencë e bën mënyra e aplikimit të tij. Menaxhimi bazohet në katër funksione kryesore: planifikimin, organizimin, drejtimin dhe kontrollin.Menaxhimi fokusohet tek punonjësit social në organizata me fokus të dyfishtë, perspektivën afatshkurtër dhe afatgjatë. Procesi i menaxhimit përfshin formimin e një vizioni strategjik, vendosjen e qëllimit dhe objektivave, hartimin e një strategjie dhe më pas zbatimin e saj. Në këtë teme do të diskutohen edhe karakteristikat të cilat parashikojnë sukses profesional dhe personal, si dhe sfidat për të ardhmen.