Prof. Asoc. Dr. Fiona Todhri
Fiona Todhri, Pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale. Lektore me kohë plotë, me 18 vjet përvojë në fushën e shkencave sociale. Në vitet 2004-2005 e diplomuar në Shëndet Publik, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjeksise. Në vitet 2009-2013, Doktore Shkencash, 2016 Profesore e Assocuar. Eksperiza e saj në këtë departament ka konsistuar në mësimdhënie dhe paralelisht në hartimin e një sërë cikle leksionesh, kurrikulash si dhe, në hartimin e planeve mësimore e programeve studimore të nivelit “Bachelor” dhe “Master”. Pjesëmarrja në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë intensive gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe botime në revista dhe buletine shkencore kanë qenë një objektiv i rëndësishëm i punës së saj në fushën e kërkimit shkencor. Përfshirja aktive në projekte dhe studimeve në nivel kombëtar, në fushën e shëndetit publik dhe asaj sociale të mbështetura nga, institucione ndërkombëtare si: UNDP, USAID, IOM, UNICEF, World Bank, janë një kontribut dhe vlerë në nivel komunitar dhe atij profesional. Prej 1 Shtatori 2019 deri në Gusht 2021, bashkëautore e emisionit në Radio Tirana1 dhe RTSH 2, “Individi dhe Shoqëria”, që ka si qëllim të argumentojë se ndryshimet shoqërore e kulturore nuk ndodhin vetvetiu dhe as për arsye të pashpjegueshme. Në fakt ndryshimet social kulturore dhe vetë moderniteti nuk janë një forcë e natyrës, por produkt i qënieve njerëzore që mendojnë dhe veprojnë në mënyra të vecanta. Këto ide përbëjnë orientimin teorik kryesor në këtë cikël emisionesh që fokusohet në dinamikën e modernizimit të shoqërisë shqiptare.