Prof. Asoc. Dr. Artur Rada
Është personel Akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ai ka mbaruar tre ciklet e programeve të studimeve të larta në degën “Punë Sociale” pranë këtij departamenti dhe mban gradën shkencore “Doktor”, si dhe titullin “Profesor i Asociuar”. Fushat kryesore të ekspertizës dhe interesit të tij janë: çështjet sociale të fëmijëve me probleme të zhvillimit mendor dhe fizik, fëmijët me autizëm, menaxhimi, menaxhimi i burimeve njerëzore, politikat dhe çështjet sociale. Përvojat shumëvjeçare të punës përfshijnë kontribute në fushën profesionale si punonjës social dhe në fushën akademike si pedagog. Aktualisht, ai ligjëron në programet Bachelor dhe Master Shkencor të organizuara dhe ofruara nga departamenti ku bën pjesë. Gjithashtu, ai është autor i shumë studimeve dhe artikujve shkencor të botuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.