Njoftime
Trajnimi “Migrimi dhe Puna Sociale”
- April 14, 2023
- Posted by: wpadmin
- Category: Puna sociale në nivelin makro të praktikës (advokacia, politikat e mbrojtjes sociale, kuadri ligjor, etj.)
Migrimi dhe Puna Sociale
“Migrimi dhe Puna Sociale”
9 Maj 2023 ora 12.00 – 14.00
Në të gjithë botën, njerëzit janë në lëvizje – studentë ndërkombëtarë, punëtorë të kualifikuar, migrantë ekonomikë, pensionistë, refugjatë, nomadë, ata brenda zinxhirëve të përkujdesit global dhe ata, statusi i paautorizuar i të cilëve i bën të cenueshëm ndaj të gjitha llojeve të shkeljeve të të drejtave të njeriut, përfshirë skllavërinë.[i] Tematika e migrimit ka qenë gjithmonë një tipar qendror dhe përcaktues i historisë njerëzore dhe ka formësuar historinë botërore në shkallë dhe nivele të ndryshme. Historikisht, migrimi është parë si një problem, por edhe një mundësi për formësimin e rendit dhe (mos)stabilitetit në kontekste globale dhe kombëtare.[ii]
Efektet e migrimit nuk kanë të bëjnë vetëm me trajektoret e jetës së individëve, por ato gjithashtu prekin politikat e kombësisë/shtetësisë dhe qytetarisë, përkatësisë dhe identitetit në një botë të strukturuar nga pabarazitë, shtypja dhe dominimi.[iii] Në këtë kontekst, migrimi paraqet sfida shtesë, ndërkohë që shtetet e mirëqenies sociale merren me politikat e integrimit dhe mënyrat e përfshirjes së emigrantëve në vendet destinacion apo me boshllëqet që krijohen në ato të origjinës (si p.sh. deficiencat në tregun e punës, në përkujdesje etj.).[iv]
Nga ana tjetër, migrimi vë në pikëpyetje çështje të përkatësisë: kush përket ku dhe kush ka të drejtë të pretendojë për të drejtat dhe përfitimet.[v] Ndërkohë që në kontekstet e Evropës Perëndimore, integrimi i imigrantëve diskutohet shpesh në terma të “sfidave të sigurisë”, “erozioni të mirëqenies” dhe dallimeve kulturore të papajtueshme, sfidat për vende kryesisht dërguese/të origjinës, si vendi ynë, janë të tjera dhe komplikohen edhe më tepër nga dinamikat e kalimit në një vend transit apo edhe destinacion (në raste më të kufizuara).[vi]
Puna sociale përbën një sektor të rëndësishëm në sistemin e mirëqenies sociale. Shpesh, punonjësve socialë u jepet/kanë një pozicion parësor apo të vijës së parë në zbatimin e politikave, përfshi ato të (ri)integrimit dhe adresimin e vulnerabiliteteve të emigrantëve dhe ose të të rikthyerve, megjithatë, mbështetja për ta për përballimin e tyre nuk është gjithmonë e menjëhershme dhe/ose e mjaftueshme.[vii] Punonjësit socialë mund të jenë aktorë të rëndësishëm në mbështetjen e statusit të shtetësisë dhe të drejtave të imigrantëve ashtu edhe të aksesit në shërbime për imigrantët dhe emigrantet e rikthyer për të sfiduar çështje të përjashtimit dhe ndihmojnë në përfshirje, fuqizim dhe (ri)integrim.[viii]
Meqenëse punonjësit socialë janë në vijën e parë të zbatimit të politikave sociale, është e rëndësishme të shqyrtohen dhe vlerësohen pikëpamjet e tyre për e/i-migrantët, diversitetin kulturor, qëndrimet ndaj refugjatëve, në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si përfaqësuesit e profesionit të punës sociale kontribuojnë në përfshirjen dhe përjashtimin e tyre. Janë pikërisht këto mënyra dhe qasje të trajtimit të çështjeve të migrimit dhe individëve, familjeve dhe komuniteteve të prekura prej tyre që ndikojnë përvojat e (ri)integrimit dhe ndërveprimit të e/i-migrantëv
- Studentë dhe profesionistë të punës sociale
- Punonjës të shërbimeve sociale
- Punonjës së sektorit jo-qeveritar
- Profesionistë dhe studiues të rinj të interesuar për çështjet e migrimit
Qëllimi i këtij sesioni onlinë është të rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet e migrimit dhe ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të prakticienëve të punës sociale në raport më rolin e tyre në mirë-qeverisjen e migrimit dhe qasjes së të gjitha kategorive të migrantëve në mirëqenie, shërbime dhe përfitime.
Në mënyrë më specifike, ky sesion synon të:
- Rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet e mobilitetit me migrimin në një botë në lëvizje;
- Njohë pjesëmarrësit me konceptet themelor, përkufizime operacionale dhe tipologjitë e migracionit;
- Të rrisë kuptueshmërinë mbi faktorët që formësojnë migrimin;
- Të rrisë njohuritë mbi qeverisjen e migracionit dhe rolin e punonjësve socialë/punonjësve të mbrojtjes sociale.
- Të shërbejë si një forum për diskutimin e sfidave dhe mundësive të punës së punonjësve socialë më migrantët.
Në fund të këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mësuar:
- Të dallojnë mes mobilitetit dhe migrimit;
- Të dallojnë mes mundësive dhe sfidave që krijohen nga mobiliteti dhe migrimi;
- Të kuptojnë konceptet themelore në fushën e migrimit dhe dallojnë mes tipologjive të migrantëve;
- Të kuptojnë dhe diferencojnë mes faktorëve globalë dhe atyre lokalë që formësojnë vendimmarrjen dhe lëvizjet migratore;
- Të kuptojnë rolin e punonjësve sociale në qeverisjen e migracionit dhe njohin mundësitë për përmirësimin e praktikës së punë sociale në këtë drejtim;
- Të njohin dhe diskutojnë në mënyrë kritike sfidat, dilemat etike dhe mundësitë praktikat e mira në fushë.
- Për arritjen e objektivave të sipërlistuara, në këtë sesion do të kombinohen leksionet e shkurtra dhe punët/ushtrimet në grupe.
- Për ushtrimet në grupe do t’u kërkohet pjesëmarrësve të identifikojnë dhe sjellin skenarë të tipologjive të rasteve të migratëve më të cilat mund të jenë përballur në praktikën e punës së tyre.
Previous
Next
Përshëndetje!
Ju mund të bëni komentet tuaja në këtë hapsirë.