Curriculum
Course: Fuqizimi i fëmijëve – te punuarit direkt...
Login
Text lesson

Pyetje per diksutim Fuqizimi i fëmijëve – te punuarit direkt me femijët

 

Pyetje për diskutim në platformë:

  1. Pse ka rëndësi komunikimi? Çfarë teknikash, strategjish përdorim kur komunikojmë me femijet?
  2. Çfarë duhet të mbajmë parasysh nëse komunikojmë me një fëmijë te abuzuar seksualisht?
  3. A ju ka ndodhur në ushtrimin e detyrave që keni mbajtur të keni pasur dilema etike në punën me fëmijët? A keni arritur t’i zgjidhni? Si?

 

Fuqizimi i fëmijëve – te punuarit direkt me femijët

  1. Lexoni dhe diskutoni në grup situatat e mëposhtme.Reflektoni për pyetjet e mëposhtme në secilin prej rasteve të dhëna.
    1. Një vajzë 15 vjec jeton në një institucion rezidencial pasi është braktisur në moshën 12 vjec nga prindërit. Ajo është e dashuruar me një djalë dhe ju tregon se kanë vendosur të martohen shumë shpejt pasi kanë kryer marrdhënie seksuale dhe se e duan shumë njëri tjetrin. Ndërkohë këtë informacion nuk e ka ndarë me personelin e institucionit pasi ka frikë se mos e dëbojnë nga institucioni. Cfarë do të bëni ju si punonjës i NjMF-së?
    2. A ka situata ku prindërit nuk duhet të kenë të drejtë të përfshihen në vendimmarrje? Sillni 3 shembuj dhe argumentoni pse?
    3. Disa punonjës social/ psikologë mendojnë se kur përfshihen prindërit, këshillimi nuk mund te jetë veçse i përciptë. Trajtimi i duhur nuk mund t’u jepet me dijeninë e plotë të prindërve. Cili është qëndrimi juaj ndaj të drejtës së prindërve për të pasur dijeni dhe për të dhënë miratimin?
    4. A mendoni se këshilluesit që zgjedhin të mos u japin informacion prindërve, bëjnë gabim etik? Pse po? Pse jo?

 

  1. Per rastin e meposhtem, reflektoni mbi keto pyetje:
    1. Si ishte prezantimi i parë? A mendoni se ju kuptoi fëmija?
    2. A ishte e lehtë të vendosej komunikimi me fëmijët?
    3. Po për fëmijët, a ishte e lehtë të vendosej komunikimi me punonjësin social?
    4. Çfarë shprehish përdorën gjatë komunikimit me fëmijën?

 

Tani është 9 vjeç, ai është me aftësi të kufizuara dhe prej 3 vjetësh qëndron në një karrige me rrota, nuk mund të ecë dhe e ka të vështirë të luajë me shokët. Ata e tallin, e përqeshin dhe e ngacmojnë. Ai ndihet shumë i zemëruar dhe i mërzitur. Me veten shumë shpesh mendon “po unë jam i zgjuar dhe mësoj”, pse duhet të më tallin? Vetëm dy shoqe sillen mirë, po ato janë vajza dhe ai nuk luan dot me to, se pastaj shokët do ta tallin dhe më shumë. Prindërit e tij janë shumë të shqetësuar dhe kanë shkuar tek punonjësi social të bisedojnë bashkë me Tanin për këtë situatë.

 

Ju i kontrolloni të dhënat tuaja
Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale (Universiteti i Tiranës) ruan disa informacione të vogla ne shfletuesin tuaj për të siguruar saktësine e funksionimit të faqes. Ju mund të refuzoni këtë cilësi duke shtypur butonin Refuzoj ose vizitoni Politikat e privatësisë për më shumë informacion.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).